Rozë

Sabri Fejzullahu ua kërkon nga zemra që të përkrahni këtë banor të BBV-së në finale

Sabri Fejzullahu

Pak ditë kanë mbetur nga finalja e Big Brother VIP Kosova.

Stresi, Artani, Juliana, Vedati dhe Mbresa janë pesë banorët e edicionit të parë që kanë shkuar në finale.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, artisti i dashur Sabri Fejzullahu ka bërë thirrje që të gjithë të përkrahin Artan Thaqin në finalen e madhe.

“Të dashur motra e vëllezërit e mi të dashur këtu në rrjetet sociale, po ju shkruj sot prej zemrës me ju kërku përkrahjen për Artan Thaqin në finalen e madhe të BB VIP KOSOVA, djalin e shokut tem të jetës, Cimës tem të zemrës”, shkruan artisti ndër të tjerash.

/Shqip.com