Rozë

Sabri Fejzullahu lanson projektin e ri “Dashni”

Sabri Fejzullahu dhe Noga

Padyshim që këngëtari Sabri Fejzullahu është i dashur për audiencën e gjerë shqiptare.

Ai asnjëherë nuk ka ndaluar me projektet muzikore, të cilat dëgjohen në masë të madhe.

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për këngën “Dashni”, që erdhi si rrjedhojë e duetit me artistin Noga.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Kreshnik Avdiu, kurse për orkestrim Art Rec.

Prodhimtaria muzikore është lansuar në platforma digjitale, duke marrë kështu me mijëra shikime./SHQIP.com