Rozë

Sabri Fejzullahu flet për gruan: I ndalova muzikën se isha xheloz

Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, është shumë i dëgjuar për stilin që ka.

Ai së fundmi ka zgjedhur që të flas përtej muzikës, duke prekur jetën personale.

Ka të bëjë me bashkëshorten e tij, së cilës i ka kërkuar falje në emisionin ‘Prive’.

“Nerës do i thoja më fal që ia kam ndaluar këngën. Kur ka qenë në moshën 24 vjeçare me atë bukuri me atë zë brilant, nga xhelozia ia ndërpreva”.

“S’ia bëj vetes kurrë hallall, jam penduar shumë”, ka thënë Sabri Fejzullahu.

Ai po ashtu mohoi që të ketë pasur ndonjëherë gjatë jetës ndonjë krizë në martesën e tij dhe të Nerës./SHQIP.com