Rozë

Sabiani prezanton djalin e tij të vogël për herë të parë

Këngëtari, Sabiano

Sabiani sigurisht që është një ndër fytyrat publike më të dashura për estradën shqiptare.

Ai ka vendosur që të largohet nga muzika për tre muaj dhe të hy në shtëpinë më të madhe në Shqipëri “Big Brother VIP”.

Gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother VIP, Sabiani tregoi shumë gjëra nga jeta e tij private.

Ai ka rrëfyer të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës së tij nga kanceri, nxjerrja e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij.

Sa i përket fëmijëve të tij, të gjithë njohin Kejsin, vajzën e Sabianit që tashmë është fytyrë publike.

Mirëpo, ajo që ne nuk e dinim është se Sabiani ka edhe një djalë të vogël.

Në rrëfimin e tij, artisti ka treguar se ardhja në jetë e të voglit të tij ka qenë një dhuratë nga Zoti, por nga ana tjetër, fakti që janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka menduar se do t’i sjellë vështirësi.

Për Sabianin, mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur plot me emocione të bukura për të, pasi “Big Brother VIP” e surprizoi duke i sjellë në shtëpi dy fëmijët e tij. /SHQIP.com