Rozë

Sabiani: Pështyva lart e më ra në surrat

Banoret e Big Brother Vip Albania janë përfshirë në momente gazmore pasi në sfond produksioni ka vendosur këngën e Sabianit të titulluar ‘Tullaci’.

Ky moment nuk i ka ikur Luizit e cili e ka thirrur Kristin që t’i bashkohet këndimit.

Sabiani insistonte që ta largonte këngën me pretekstin se do të bëhen ‘meme’ në rrjet.

Ndërsa, nën tingujt e muzikës së Sabianit dhe tekstit “Flokët e gjata t’i s’mi do… për tullacin ti më le”, e që banoret e konsideronin të tillë raportin Kristi-Keisi dhe Sabian, ky i fundi bëri deklaratën e papritur.

“Pështyva lart e me ra në surrat” tha Sabiani duke nënkuptuar që tashmë Kristi si një tullac po bëhet dhëndrri i tij.

/Shqip.com