Rozë

Sabian tregon si e ndryshoi emrin pas humbjes së nënës

Këngëtari, Sabiani

Këngëtari Sabian Medini ka treguar se emri i tij është ndryshuar.

Ai ka treguar se për këtë kishte arsyeje të fortë që lidhet më vdekjen e nënës së tij.

Këngëtari, tha se pasi humbi nënën vendosi të ndërronte emrin që ta ndjente më pranë dhe zgjodhi një emër të ngjashëm me të.

Sabiani deklaroi se nënën e humbi më 8 mars dhe ajo quhej Shabale.

“Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit. Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe. Nëna ime quhet Shabale, si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani. Nga Shabale në Sabian. Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës”, rrëfeu ai në emisionin “S’e luan topi”.

Ndryshe, ai nuk ka treguar nëse është duke përgatitur ndonjë projekt të ri.

/Shqip.com