Rozë

Sa vite mbushin sot vëllezërit Veshaj?

Donald dhe Romeo Veshaj janë dy vëllezërit simpatik të showbizit.

Ata janë të njohur si aktorë të humorit por edhe si këngëtare, ku kohët e fundit nuk i janë ndarë skenës.

Vëllezërit Veshaj po ashtu janë shumë të përfolur për shkak të jetës private, në veçanti Donaldi për shkak të historisë së dashurisë me Bora Zemanin.

Për të shuar kureshtjen e fansave, sot Donaldi dhe Romeo festojnë ditëlindjen e tyre të 27-të.

Miku i tyre i ngushtë Elgit Doda nuk ka hezituar që të jetë i pari t’i urojë djemtë nga Vlora.

“Kështu do të qeshim dhe kur të jemi 80-vjeç. Gëzuar ditëlindjen çunat e mi”, shkruhet në imazhin e publikuar nga Giti.

Ndryshe, binjakët dhe këngëtari kanë raporte të mira, si dhe bashkëpunimin e tyre “Piccasso”./Shqip.com