Rozë

“Sa vështirë…”, ka një arsye pse Luana Vjollca po heziton të publikojë klipin e ri

Luana Vjollca

Luana është rikthyer me projektin e saj personal “Thuaje”.

Ky projekt përmban pesë pjesë që më pas çdo njërës i është realizuar edhe nga një këngë.

Luana njoftoi se të enjten do të publikonte këngën e saj të re “A më ra”, këngë kjo që mban një vend tepër të veçantë në zemrën e këngëtares.

Por, ajo ka mërzitur fansat, pasi anuloi një gjë të tillë, duke shtuar se ka nevojë për më shumë kohë.

 “Sa vështirë… nuk po mundem ta publikoj rrëfimin dhe këngën “A më ra”… i përket shpirtit tim. Më falni kam nevojë për më shumë kohë”, ka shkruar Luana.

Ndryshe ajo ka treguar se nuk do të largohet më nga televizioni./SHQIP.com