Sport Ndërkombëtar

Sa trofe ka fituar Pep Guardiola?

Pep Guardiola

Ligën e Kampionëve nuk e ka fituar që nga viti 2011, por trofetë tjerë nuk i munguar.

Pep Guardiola e shtoi edhe një titull të Premierligës – në sirtarin e tij.

Për strategun spanjoll kjo ishte hera e kartërt – në pesë vitet e fundit që e fiton Premierligën.

Por, sa trofe ka fituar ai në total?

Spanjolli ka gjithsej 34 tituj të fituara – me tri skuadra: Barcelona, Bayern Munchen dhe Manchester City.

Periudha e tij më e suksseshmë padyshim – ajo në “Camp Nou” – kur e kishe fituar dy herë Championsin.

Të gjitha trofetë e fituara nga ai:

Katër herë fitues i Premierligës.

Dy herë fitues i Ligës së Kampionëve.

Katër herë fitues i Kupës së Anglisë.

Një herë fitues i FA CUP.

Tre herë fitues i La Ligës.

Dy herë fitues i Kupës së Mbretit.

Tre herë fitues i Superkupës së Spanjës.

Tre herë fitues i Bundesligës.

Dy herë fitues i Kupës së Gjermanisë.

Tre herë fitues i Superkupës së Evropës.

Dy herë fitues i Superkupës së Anglisë. /Shqip.com