Sa para ka shpenzuar City, që kur Guardiola u emërua trajner?

Synim kryesor edhe këtë sezon e kishte Ligën e Kampionëve.
Por, prapë dështoi. Për të gjashtën herë radhazi.
Pep Guardiola – nuk e ka ngritur veshgjatën që nga viti 2011, kur ishte trajner i Barcelonës.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70495014/1237824473.0.jpg)
Me Bayern Munchen nuk ia doli dot, as me Cityn nuk po ia del.
Në anën tjetër, shpenzimet e bëra nga kampionët e Anglisë – që kur Pep mori timonin në vitin 2016 janë të frikshme.
Mbi 1 miliardë paund – kanë nxjerrë nga kuleta pronarët e kësaj skuadre, por trofeu i Championsit ende mbetet vetëm ëndërr.

Shqip.com ka renditur të gjitha transferimet e kryera nga Manchester City, që kur Guardiola u emërua trajner.
Më këtë listë mund të hasni emra thuajse të panjohur, e deri të Jack Grealish, që kushtoi mbi 100 milionë euro dhe po e nxeh stolin.
Të gjitha transferimet e Manchester Cityt, që kur Guardiola e emërua trajner:
Marlos Moreno – 4.9 milionë paund
Ante Palaversa – 5.57 milionë paund
Zakc Steffen – 6.14 milionë paund
Pedro Porro – 10.80 milionë paund
Agelino – 10.80 milionë paund
Douglas Luiz – 10.80 milionë paund
Claudio Bravo – 16.20 milionë paund
Nolito – 16.20 milionë paund
Ilkay Gundogan – 24.30 milionë paund
Danilo – 27 milionë paund
Gabriel Jesus – 22 milionë paund
Ferran Torres – 33 milionë paund
Ederson – 40 milionë paund
Bernardo Silva – 50 milionë paund
Leroy Sane – 52 milionë paund
Kyle Walker – 52 milionë paund
John Stones – 55 milionë paund
Benjamin Mendy – 57 milionë paund
Joao Cancelo – 65 milionë paund
Aymeric Laporte – 65 milionë paund
Riyad Mahrez – 67 milionë paund
Ruben Dias – 68 milionë paund
Jack Grealish – 117 milionë paund /Shqip.com