Lajme

Sa janë të kënaqur qytetarët me kryetarët e komunave?

Ilustrim

Helvetas një organizatë zvicerane përmes një sondazhi të realizuar ka matur kënaqshmërinë e qytetarëve lidhur me qeverisjen lokale.

Me qeverisjen e Përparim Ramës në Prishtinë, vetëm 29.5 % e qytetarëve janë shprehur plotësisht të kënaqur ndërsa 41.00 % e të anketuarve janë shprehur se janë disi të kënaqur me të.

Në Komunë e Gjilanit që udhëhiqet nga Alban Hyseni vetëm 19.4 % e tyre janë shprehur shumë të kënaqur me punën e kryetarit ndërsa 56.1 % e tyre janë disi të kënaqur.

Edhe në Gjakovë, e cila udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së, vetëm 12.9 % e tyre thanë se janë të kënaqur plotësisht me punën e tij, ndërsa disi të kënaqur e prezantuan veten 28.9 %e qytetarëve gjakovarë.

Në Pejën e Gazmend Muhaxherit, 48 % e qytetarëve, janë shprehur plotësisht të kënaqshëm me punën e tij. Në po këtë përqindje janë shprehur edhe qytetarët që janë disi të kënaqur me punën e Muhaxherit.

Në Prizren me punën e Shaqir Totajt të PDK-së gjysma e qytetarëve janë shprehur disi të kënaqur, por vetëm 9.9 % e qytetarëve janë shprehur plotësisht të kënaqur me punën e tij.

Në Mitrovicë, për qeverisjen e Bedri Hamzës, 20.9 % e qytetarëve janë shprehur plotësisht të kënaqur, derisa përqindja e atyre disi të kënaqur shkon në 51.6 %.

Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 17 tetor 2021./Shqip.com