Lajme

Sa është pasuria e Përparim Ramës? Publikohen të dhënat, shifrat janë marramendëse

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se është aksionar në tri kompani.

I pari i Prishtinës ka deklaruar se është pronar i tri banesave, një rezidence dhe një objekti afarist.

Ai po ashtu ka thënë se posedon një veturë Tesla në vlerë 65 mijë euro, si dhe koleksion pikturash prej 4 milionë euro, të trashëguara.

Kryetari i Prishtinës ka raportuar për kursimet. Ai po ashtu ka deklaruar detyrime milionëshe në bankë.

/Shqip.com