Koeman shpreson në fitore ndaj Rayo Vallecanos

Barcelona do kërkojë pikët e plota në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos, të mërkuren me fillim nga ora 20-45.
Në prag të kësaj ndeshje, në konfercën për media, trajneri i katalunasve, Ronald Koeman është shprehur se duhet të vazhdojnë të luajnë si në ndeshjet e fundit, përcjell Shqip.com.
“Nesër do të përballemi me Rayon, një rival që na i bëri gjërat të vështira sezonin e kaluar në Copa del Rey. Ne duhet të vazhdojmë në përputhje me ndeshjet e fundit në të cilat kemi bërë gjërat mirë”, tha ai fillmisht.
Koeman, gjithashtu u përgjigj edhe për humbjen në “El Clasico”.
“Ne jemi duke përmirësuar gjërat. Ne nuk duhet të shikojmë një rezultat, megjithëse e kuptoj zhgënjimin e humbjes nga Madridi. Dua të shijoj atmosferën që ishte në stadium, megjithëse pranoj që gjërat varen nga rezultatet”, u shpreh holandezi.
Për fund, ish-futbollisti i blaugranëve, nuk e la pa folur edhe për Riqui Puig dhe Yusuf Demir, të cilët nuk janë duke marrë minutazh në ndeshjet e fundit,,
“Demir dhe Puig? Demir është i ri, ai kishte minutat e tij në fillim të sezonit, nuk është e lehtë të jesh në nivelin e Barçës, ai pret mundësitë. Riqui Puig ka shumë konkurrencë dhe ne zgjedhim atë që është më e mira për ekpin”, tha për fund, 58 vjeçari.
Barca, gjendet në pozitën e nëntë në La Liga, me 15 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se Real Soceidadi që është lider.
Ndërsa, në tre ndeshjet e fundit, kanë regjistruar një humbje dhe dy fitore./Shqip.com