Lajme Botë

Rusia tërhiqet zyrtarisht nga Këshilli i Evropës

Shteti i Rusisë edhe zyrtarisht është larguar nga ana e Këshillit të Evropës.

Kjo është bërë me vendim të  presidenti rus Vladimir Putin i cili ka nënshkruar një dokument duke bërë zyrtare tërheqjen e vendit të tij nga Këshilli i Evropës.

Putin nënshkroi një dekret për shkarkimin e Ivan Soltanovsky nga posti i përfaqësuesit të përhershëm të Moskës në organizatën me qendër në Strasburg, raporton Abcnews.

Kjo nuk është hera e parë që Shteti i Rusisë largohet nga organizatat ndërkombëtare.

Shumë shtete e organizata ndërkombëtare kanë vënë sanksione ndaj Rusisë që prej kohës kur kjo e fundit me 24 shkurt sulmoi shtetin e Ukrainës.

/Shqip.com