Lajme

Rusia tenton ta bllokoj Severodonetskun duke shëmbur urat ndërlidhëse

Luftimet vazhdojnë në Severodonetsk, ku situata mbetet jashtëzakonisht e vështirë.

Sipas guvernatorit rajonal Serhiy Haidai, ushtria ruse ka shkatërruar një urë të dytë në qytet dhe ka bombarduar urën e fundit.

Siç raporton BBC, Haidai tha se shkatërrimi i një ure të dytë përgjatë një lumi në qytetin fqinjë Lysychansk tregon se Rusia është e vendosur të bllokoj plotësisht Severodonetskun.

Po ashtu, guvernatori thotë se kjo po ndodhë që të bëhet e pamundur evakuimi i njerëzve apo sjellja përforcimeve.

“Është tashmë e pakalueshme dhe pikërisht tani ata po bombardojnë aktivisht urën e fundit, të tretë. Siç e kuptoj, ata duan vetëm të bllokojnë krejtësisht Severodonetskun për të bërë të pamundur evakuimin e njerëzve apo për të sjellë përforcim atje”, tha ai.

“Me shumë gjasa, sot apo nesër, ata do të hedhin të gjitha rezervat e tyre për të provuar dhe kapur qytetin”.

 Haidai, thotë se arsye e këtyre veprimeve nga ana e ushtrisë ruse është që të kontrollohet rruga Lysychansk-Bakhmut nga ata./Shqip.com