Lajme Botë

Rusia pranon se ka gabime në thirrjet për mobilizim

Kremlini ka pranuar se janë bërë gabime në përpjekjen e tij për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë ruse për të luftuar në Ukrainë.

Siç raporton BBC, zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putinit, Dmitry Peskov ka thënë se ka raste kur dekretet shkelen por të gjitha gabimet do të korrigjohen.

Raporte të shumta thonë se njerëz pa përvojë ushtarake ose që janë shumë të moshuar apo edhe me aftësi të kufizuara po thirren që t’i bashkohen luftës.

Dekreti i mobilizimit i javës së kaluar ka shkaktuar tashmë protesta të gjera.

Presidenti Putin njoftoi atë që ai e përshkroi si mobilizim të pjesshëm më 21 shtator, me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu ku edhe tha se 300,000 rezervistë do të thirreshin.

Megjithatë, raportet në mediat opozitare ruse sugjeruan se deri në një milion njerëz mund të thirreshin, duke vënë në dukje se një paragraf që besohet të jetë në lidhje me numrin e saktë të rezervistëve të kërkuar ishte klasifikuar në versionin e publikuar të dekretit të  Putin mbi faqen zyrtare të Kremlinit.

Një numër ekspertësh ushtarakë në Perëndim dhe Ukrainë thonë se vendimi i Putinit për të thirrur rezervistët tregon se trupat ruse po dështojnë keq në fushën e betejës në Ukrainë.

Që nga shpallja e mobilizimit, më shumë se 2,000 njerëz janë arrestuar në protestat në të gjithë Rusinë.

Peskov tha gjithashtu se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë vendimi për të mbyllur kufijtë e Rusisë dhe për të vendosur ligjin ushtarak në vend.

Raportet e medias sugjeruan më herët se kjo mund të bëhej për të ndaluar rekrutët e mundshëm që të arratiseshin jashtë vendit.

Që nga shpallja e mobilizimit, shumë të rinj rusë kanë kërkuar të largohen nga vendi.

Imazhet satelitore tregojnë radhë të gjata makinash ruse në kufirin me Gjeorgjinë./Shqip.com