Lajme Botë

Rusia pezullon misionin e saj në NATO

Burimi: GETTY IMAGES

Rusia ka pezulluar misionin e saj diplomatik në NATO, sipas Ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov.

Përveç kësaj, personelit në zyrën e NATO-s në Moskë do t’i hiqet akreditimi deri në nëntor, raporton BBC, transmeton Shqip.com.

Kjo vjen pasi NATO dëboi tetë diplomatë nga misioni rus në fillim të këtij muaji, me arsyetimin se punonin si oficerë të inteligjencës.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë tensionuar që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

Lavrov konfirmoi për mediat ruse se masa ishte “në përgjigje të veprimeve të NATO-s”, duke akuzuar aleancën ushtarake se nuk ishte “e interesuar në dialog të barabartë”.

“Nëse anëtarët e NATO-s kanë ndonjë çështje urgjente, mund të kontaktojnë ambasadorin tonë në Belgjikë për këto pyetje,” citoi media ruse të ketë thënë Lavrov.

Russia not to join NATO, Sergey Lavrov says during meeting with Jens  Stoltenberg - Russian Politics & Diplomacy - TASS
Sergey Lavrov

Pas njoftimit, NATO tha se kishte marrë parasysh vendimin e Rusisë.

“Na vjen keq për këto hapa,” tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu. 

“Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet e qëndrueshme. Ne kemi forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë mbetemi të hapur për dialog, përfshirë përmes këshillit Nato-Rusi”./SHQIP.com