Lajme

Rusia pajtohet të zgjasë marrëveshjen për drithërat vetëm për 60 ditë

Moska nuk e kundërshton zgjatjen e marrëveshjes që lejon eksportin e sigurt të drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi, por do të pajtohet që kjo zgjatje të jetë në kohëzgjatje prej 60 ditësh.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri rus për Punë të Jashtme, Sergei Vershinin.

Ky afat kohor është përgjysmë më i shkurtër sesa marrëveshja paraprake.

Vershinin i bëri këto komente pas bisedimeve të zhvilluara me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Nisma për drithërat në Detin e Zi, e arritur mes Rusisë dhe Ukrainës nën ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë korrikun e kaluar, synon të ndalë krizën ushqimore globale duke lejuar eksportin e drithërave ukrainase nga tri porte të Ukrainës.

Marrëveshja, që u zgjat për 120 ditë nëntorin e kaluar, duhet të shqyrtohet sërish më 18 mars, raporton REL.

/Shqip.com