Rusia ofron evakuimin e ukrainasve të bllokuar në Severodondetsk
Qyteti i Severodonetsk është thuajse në duart e ushtrisë ruse edhe pas përpjekjeve ukrainase për të mbajtur pozicionet e tyre.
Ushtria ruse ka thënë se do të krijojë një korridor humanitar të mërkurën për të evakuuar civilët e bllokuar në fabrikën kimike Azot në qytetin e rrethuar ukrainas të Severodonetsk, raporton BBC.
“Të udhëhequr nga parimet e njerëzimit, forcat e armatosura ruse dhe formacionet e Republikës Popullore të Luhanskut janë gati të organizojnë një operacion humanitar për evakuimin e civilëve”, tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ai shtoi se civilët do të transportoheshin në rajonin separatist të Luhansk.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha gjithashtu se u kishte ofruar luftëtarëve ukrainas të strehuar në uzinën Azot mundësinë për t’u dorëzuar nesër, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Ministria tha se Ukraina i kishte kërkuar Rusisë të ngrejë një korridor evakuimi për të ndihmuar civilët të largohen nga centrali, tani që forcat ruse kanë shkatërruar të gjitha urat që lidhin Severodonetsk me territorin e kontrolluar nga ukraina.
Përndryshe, lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 111-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com