Lajme

Rusia nis sulmet ajrore në Ukrainë, sirenat e alarmit dëgjohen gjithandej

Pamje nga Ukraina

Rusia nisi sulme ajrore në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës, sipas forcave të armatosura ukrainase, të cilat thanë se sistemet kundërajrore të vendit rrëzuan raketat e drejtuara drejt kryeqytetit ukrainas.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën për rreth tre orë më parë, përpara se alarmi të hiqej rreth orës 06:00 me kohën lokale, sipas shifrave të forcave ajrore ukrainase.

“Objektivat e armikut që lëviznin në drejtim të Kievit u shkatërruan nga forcat kundërajrore”, tha Serhiy Popko, kreu i komandës ushtarake të Kievit, në një postim në Telegram. Në sulm u përdorën raketa, shtoi ai.

Për momentin nuk ka informacione për përmasat e këtij sulmi, as për dëme apo humbje të mundshme jete.

/Shqip.com