Lajme

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në sulmet me raketa në Odesa

Pamje nga shpërthimi në Odesa

Kremlini ka mohuar të ketë shënjestruar civilët pasi sulmet me raketa ruse vranë të paktën 19 persona pranë portit të Odesës në Detin e Zi të premten.

Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 18 persona u vranë në bllokun e apartamenteve në fshatin Serhiivka dhe tre të tjerë, duke përfshirë një fëmijë, në sulmet që goditën vendpushimet aty pranë.

Qeveria ukrainase akuzoi Rusinë për një luftë kundër civilëve.

(Foto: WSJ) Odesa pas sulmeve raketore ruse

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Unë do të doja t’ju kujtoja fjalët e presidentit se Forcat e Armatosura Ruse nuk punojnë me objektiva civilë”, raporton BBC.

Kjo është e disata herë që Moska zyrtare mohon sulmet ndaj civilëve ukrainas.

Përndryshe, lufta në Ukrainë ka tejkaluar katër mujorin e saj, që prej se nisi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com