Lajme

Rusia me ligj ushtarak për katër rajonet e aneksuara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia është duke vendosur një ligj ushtarak për katër rejonet ukrainase të cilat ai pretendon se i ka aneksuar.

Siç raporton CNN, Putini tha se në këto rajone, ligji ushtarak ishte në fuqi përpara se ato t’i bashkoheshin Rusisë.

“Lidhur me këtë, më lejoni t’ju kujtoj se në Republikën Popullore të Donetskut, Republikën Popullore Luhansk, si dhe në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, ligji ushtarak ishte në fuqi përpara se të bashkohej me Rusinë. Tani ne duhet ta zyrtarizojmë këtë regjim brenda kuadrit të legjislacionit rus”, tha Putini.

Sipas Putinit, ky ligj do të dërgohët menjëherë në Këshillin e Federatës Ruse.

“Prandaj, unë nënshkrova një dekret mbi futjen e ligjit ushtarak në këto katër subjekte të Federatës Ruse, kështu që ai do të dërgohet menjëherë në Këshillin e Federatës,” shtoi Putin.

Kryetari i komitetit të Këshillit të Federatës mbi legjislacionin kushtetues, Andrei Klishas tha se ky këshill do të i shqyrtojë dekretet e Putinit mbi ligjin ushtarak në këto rajone sa më shpejtë të jetë e mundur.

Vlen të theksohet se Ukraina dhe Perëndimi i kanë quajtur të jashtëligjshme referendumet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia.

/Shqip.com