Lajme Botë

Rusia dënon adoleshentët për komplot ‘terrorist’ ndaj ndërtesës së FSB-së në lojën Minecraft

Gjykata ruse dënon tre adoleshentë për terrorizëm.

Një gjykatë ruse ka dënuar tre adoleshentë siberianë për terrorizëm, duke përfshirë komplotin për të hedhur në erë ndërtesën virtuale të Shërbimeve Federale të Sigurisë (FSB) në lojën e njohur Minecraft.

Nikita Uvarov, Denis Mikhailenko dhe Bogdan Andreyev nga Kanski, qytet në rajonin Krasnoyarskit të Siberisë, ishin arrestuar në qershor të vitit 2020 për “shkrimin” e mesazheve politike në zyrën lokale të FSB-së që përfshinin sloganet si “FSB është terroristi kryesor”.

Gjykata e Krasnoyarskit, i ka shpallur fajtorë adoleshentët për “trajnim me qëllim të kryerjes së aktiviteteve terroriste”, shkruan TheMoscowtimes, pëcjell Shqip.com.

Pas arrestimit, FSB-ja, ruse kishte kontrolluar telefonat e adoleshentëve, në të cilët kishin gjetur se kanë përgatitur një komplot për të hedhur në erë një ndërtesë virtuale të FSB-së, që ata kishin ndërtuar në Minecraft.

Dy prej tyre, Mikhailenko dhe Andreyev janë deklaruar si fajtorë për akuzat, por më vonë u dënuan me arrest shtëpiak.

Ndërsa, Uvarov e mohoi fajin por u vendos në një qendër paraburgimi, ku pretendon se i është nënshtruar presionit mendor dhe fizik për të pranuar fajin.

Rasti i hedh adoleshentët rusë në një moçal ligjor për t’u shenjëstruar nga forcat shtetërore të sigurisë, një teknikë që aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se kryhet qëllimisht për të krijuar një atmosferë frike mes të rinjve, si kritikë ndaj qeverisë.