Lajme

Rusët po mbajnë “peng” një ekip të Kryqit të Kuq fare pranë Mariupolit

Qyteti i Mariupol në gërmadha

Një ekip nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) u ndalua gjatë një përpjekjeje për të arritur në Mariupol të Ukrainës, për të evakuuar civilët dhe tani po mbahet afër në Manhush, raporton Reuters .

Ekipi po “mbahej në qytetin Manhush, 20 kilometra në perëndim të Mariupolit”, tha zëdhënësi i KNKK-së Jason Straziuso për Reuters.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Gjenevë

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se ekipi i Kryqit të Kuq po mbahej nga “autoritetet okupuese”.

Straziuso nuk pranoi të jepte detaje se kush e mbante ekipin, duke thënë vetëm se ata ishin ndaluar nga policia.

“Nuk është një situatë pengjesh,” shtoi ai, duke thënë se KNKK po bisedonte me të gjitha palët për të sqaruar situatën dhe për të kërkuar lirimin e tyre.

Ekipi i Kryqit të Kuq kishte synuar të arrinte në qytetin e rrethuar të Mariupolit të hënën dhe të evakuonte disa nga banorët e mbetur të cilëve u mungojnë furnizimet bazë.

Qindra mijëra civilë kanë mbetur në Mariupol me forcat ruse që po bombardojnë qytetin

Kjo ishte përpjekja e tyre e katërt e tillë që nga e premtja.

Organizata tërhoqi ekipin e saj, i cili përfshinte anëtarë të stafit me fëmijë të vegjël, nga qyteti port në mes të marsit pasi atyre iu mbaruan ndihma.

Teksa, lufta në Urainë ka hyrë në ditën e 41-të, forcat ruse kanë akoma kontrollin e disa qyteteve edhe pse para pak ditësh u raportua se Kievi tanimë kontrollohet nga ushtria ukrainase. /Shqip.com