Lajme

Rumbold: Palët ta nënshkruajnë marrëveshjen më 18 mars, Kosova ta themelojë Asociacionin

Clive Rumbold ekspert i lartë në Divizionin e Ballkanit Perëndimor të Shërbimit të Jashtëm të BE-së

Clive Rumbold ekspert i lartë në Divizionin e Ballkanit Perëndimor të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, ka thënë se presin që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromiset e nevojshme për të nënshkruar marrëveshjen më 18 mars.

Ai ka thënë se kjo mundësi e veçante që nuk do të duhej të humbej.

Më tutje, Rumbold ka thënë se po ashtu presin që të gjitha partitë politike në Kosovë të angazhohen në mënyrë konstruktive në diskutimin për marrëveshje.

Ai ka kërkuar nga Kosova të pranojë të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Po ashtu presim zotimin e dy palëve për të implementuar të gjitha dispozitat e marrëveshjeve pa kusht si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara që i bie se Kosova të pranojë të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai.

Sipas Rumbold , palët duhet të angazhohen për të zbutur tensionet e mundshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën do të zhvillojnë takim, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku me shumë gjasë pritet që të nënshkruhet nga të dy palët, plani evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se fillimisht, kryediplomati evropian, Josep Borrell, do të zhvillojë takime të ndara me dy liderët, nga ora 10:00, ndërkohë që më pas do të pasojë takimi kokë më kokë mes dy liderëve.

/Shqip.com