Ekonomi

Rukiqi: Trepçës nuk i ndihmoi ekspertiza e Kurtit me tela të bakrit

Kombinati Metalurgjik "Trepça"
Kombinati Metalurgjik "Trepça"

Në emisionin EURO n’7 është diskutuar për funksionimin e ndërmarrjeve publike dhe theks të veçantë “ndalja e gjakderdhjes financiare”, term ky i përdor mjaft shumë nga qeveria aktuale në kohën e ardhjes së tyre në pushtet.

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se LVV dhe eksponentët e saj janë ekspertë të togfjalëshave që tentojnë t’i ngulisin në kokat e njerëzve. Sipas tij, termi “gjakderdhje financiare” ka qenë popullsit dhe është përdorur për vota për që nuk ka pas asnjë analizë për gjendjen financiare të ndërmarrjeve publike.

“Më patë bërë shumë përshtypje se si e trajtojke këtë cështje në atë kohë kryeministri aktual pa pasur asnjë analizë financiare dhe pa e parë se si kanë funksionuar këto ndërmarrje. Pastaj ministria Hajdari në mënyrë komplet joligjore patë hyrë në mbledhjen e bordit të KEK-ut, pra është jashtë çdo kompetence të saj të ndërhyjë në mbledhjet e bordit por përveç kësaj ajo patë deklaruar se isha në mbledhje dhe e shkarkuam një bord dhe po e sjellim një bord tjetër për të ndal gjakderdhjen financiare. Kjo ishte një praktikë popullsitë dhe kjo komplet joligjore e kësaj qeverie”, ka pohuar Rukiqi.

Në anën tjetër sipas Rukiqit duke analizuar gjendjen e sotme të ndërmarrjeve kryesore publike, shihet një amatorizëm në menaxhimin e tyre, sipas tij ka emërime politike dhe njerëz jo kompetent.

Rukiqi ka ironizuar edhe me faktin se si shumica e të përzgjedhurve nëpër borde po qëllojnë të lidhur me partinë në pushtet, dajë, nipa e teze të pushtetarëve.

“Nëse ti si kryeministër vjen dhe e vendos si prioritet Trepçën, për të cilën kompani z.Kurti e paraqiste veten si shumë ekspert duke folur për tela të bakrit ndërsa sot minatorët nuk mund t’i sigurojnë as pagat e tyre, tregon paaftësinë e tij dhe të përzgjedhurve të tij. Pra nga një ndërmarrje me top prioritet është shndërrua në ndërmarrje ku problem është sigurimi i pagave. Njëjtë ka ndodhur edhe me Telekomin e Kosovës ku nga pretendimet se do të ndale gjakderdhja financiare dhe do të ndaj devident përfundoj duke marr kredi nga qeveria”, ka thënë mes tjerash Rukiqi.

Qeveria sipas zyrtarit të LDK-së tash e disa herë po ndanë mjete kinse për rimëkëmbje ekonomike duke u munduar t’i kamuflojë rezultatet financiare të ndërmarrjeve publike.

Sipas tij, Qeveria nuk ka arritur asnjë rezultat tek ndërmarrjet publike, ndërsa termi gjakderdhje financiare u pa se është përdorur vetëm për vota.

/Shqip.com