Ekonomi

Rukiqi: Qeveria Kurti ka dështuar, 101 milionë euro më pak eksporte

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se eksportet për vitin 2023 kanë rënë për 101 milionë euro, derisa sipas tij, deficiti tregtar i vitit 2023 ka shkuar në 4.84 miliardë euro.

Rukiqi thotë se kjo rënie drastike në eksport dhe thellimi i deficitit tregtar tregojnë dështimin e hapu të Qeverisë Kurti sa i përket aspektit ekonomik.

Ai thotë se ka shenja të qarat nga tregu, se rënia e eksporteve në vitin 2023 është edhe si rezultat i sanksioneve që erdhën pas përplasjes së Kurtit me aleatët.

Rukiqi në fund me ironi, ka thënë se shtet tjera duhet ta lajmojnë Kosovën për këto “rekorde”.

Reagimi i plotë:

101 milionë euro më pak eksporte në vitin 2023. 4.84 miliardë euro deficiti tregtar i vitit 2023.

– 920 milionë e 405 mijë euro, ishin eksportet e Kosovës në vitin 2022. 819 milionë e 64 mijë euro, ishte vlera e mallrave të eksportuara në vitin 2023. Plot 101 milionë euro më pak eksport, në krahasim me vitin paraprak.

Kjo rënie drastike në eksport dhe thellimi i deficitit tregtar (rreth 2 miliardë më shumë në dy vitet e fundit), janë shpërfaqje evidente e dështimit të kësaj Qeverie, në qeverisjen me ekonominë e vendit.

Ka indikacionë të qarta nga tregu, që rënia e eksporteve në vitin 2023, mes tjerash është rezultat edhe i sanksioneve, të cilat na erdhen si rezultat i përplasjes direkte të kësaj Qeverie me aleatët.

Të tjerët duhet të na lakmojnë për këto “rekorde”.

/Shqip.com