Sport Ndërkombëtar

Ruiz paralajmëron largimin nga Napoli, kërkohet nga Barca dhe Reali

Mesfushori i Spanjës, Fabian Ruiz ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Napolit.

Ruiz e ka pranuar se po e mendon rikthehet në Spanjë dhe interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë treguar Barcelona e Real Madridi.

25-vjeçari pritet të largohet në verë nga Napoli dhe ekipi italian po kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij duke pasur parasysh se Ruiz ka kontratë deri vitin tjetër.

“Ideja e kthimit për të luajtur në Spanjë është gjithmonë në mendjen time. Është gjithmonë mirë të dëgjosh për interesimin e këtyre klubeve për mua, kjo është e sigurt”, ka thënë Ruiz.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Ruiz të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2018 kurse këtë edicion ka pesë gola e katër asistime në 24 paraqitje./Shqip.com