Kulturë

Rudina Papajani / Sot po grindem me tokën…

Rudina Papajani / Poete dhe tregimtare
Rudina Papajani / Poete dhe tregimtare

SOT PO GRINDEM ME TOKËN…

Unë linda nga dheu i gjerë,
rrënjët i mora nga toka e ngrohtë,
që jetën ma fali,
ditën kur mata vlerën me shpirtin,
çastin me dëshirën,
tek ecnin kaluar mes mëkatarëve,
e luteshin  për prehje në çerdhen e fatit.

Unë kam lindur mes asaj kambane,
që zgjon të dashuruarit,
tek dëgjojnë këngën e diellit,
mes valëve ledhatare.

Kam lindur aty ku Zot është njeriu,
që largon retë e trembura,
e plas gënjeshtrën fatale,
te djajtë në hije ziliqare.

Sot po grindem me tokën,
në lindje si çilimi,
pastaj ja marr vrapit,
të dergjem diku… në gjirin e tij.

/Shqip.com