Kulturë

Rudina Papajani / Një ide e mirë në portën e duhur jep suksesin e pritur…

Rudina Papajani / Poete dhe tregimtare
Rudina Papajani / Poete dhe tregimtare

Një ide e mirë në portën e duhur jep suksesin e pritur…

Shkruan: Rudina Papajani

Argument

Të ëndërrosh brenda vetes është diçka e bukur, arrin të gjesh hapësira të mjaftueshme për të provuar aftësinë krijuese apo të menaxhosh diçka spektakolare në idetë dhe impulsin që jeta të ofron. Shpesh këto ëndrra të bëjnë të ndihesh  si “Liza në botën e çudirave” apo përrallat  që nuk zgjasin dhe të sotmen apo të nesërmen ta kthejnë në rutinë rokupojë.

Përkushtimi i një pune intensive apo një bashkëpunimi në grup alternohet bukur me ëndrrën e fshehur në sirtar. Kërkimi i ideve të reja jep dëshirën e mirë  ku ne plotësohemi për suksesin e pritur.

Çdo ditë e re na sjell ëndrrën, shpirtin e iniciativës se ku duhet të fokusohemi “me këmbë në tokë” për të arritur perfekten, atë çelësin apo grindën, dëshirën e madhe për tu realizuar.

Natyrisht konkurrenca qëndron e pamëshirshme kundrejt ëndrrave, pasioneve për të na këputur çdo hallkë apo nyjë lidhëse, për të dëmtuar çdo lloj strategjie dhe detaje në dukje të parëndësishme. Aty fillon obligimi, ecja dhe me këmbë hekuri për të luftuar çdo seancë rutinë apo dyer që të përplasen në fytyrë.

Finalizimi i një ëndrre ka shumë rrugë… sfida zhgëryese, shtigje të minuara duke na intriguar që të ecim përpara. Një punë, një ëndërr e realizuar të mbush si një dekor me kënde të shumta e me fantazi  të parëfyer.

E gjitha vjen si një garë  me një finish shumë të largët, me një rrugëtim mes dëshirave dhe çmendurive të moshës. Tik taku i jetës vazhdon si teatër i pashfaqur ku ëndrrat  shpresat janë një rrëfim, ku rolet ndahen në momentin e duhur…

/Shqip.com