Rudiger tregon arsyen pse nuk e vazhdoi kontratën me Chelsean: Nuk jemi robot

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, do të largohet me parametra zero nga “Stamford Bridge”, pavarësisht se ka qenë një nga lojtarët kryesor të Chelseas.
Rudiger nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me skuadrën londineze dhe pritet t’i bashkohet Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Rudiger tha për The Players’ Tribune se marrëveshja nuk u arrit pasi klubi u tregu jo korrekt me të.
““Për fat të keq, negociatat e mia për kontratën kishin filluar të vështirësoheshin vjeshtën e kaluar. Biznesi është biznes, por kur nuk dëgjon asnjë lajm nga klubi nga gushti në janar, situata bëhet e ndërlikuar. Pas ofertës së parë, kishte një hendek të gjatë pa asgjë. Ne nuk jemi robotë, e dini? Ju nuk mund të prisni me muaj me kaq shumë pasiguri për të ardhmen tuaj”, tha ai.
Mbrojtësi tha se edhe sanksionet kishin një rol në këtë vendim.
“Natyrisht, askush nuk i pa sanksionet që vinin, por në fund, klubet e tjera të mëdha po shfaqnin interes dhe unë duhej të merrja një vendim. Do ta lë me kaq, sepse mënjanë biznesin, nuk kam asgjë të keqe për të thënë për këtë klub. Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime”.

29-vjeçari po i thotë lamtumirë “Stamford Bridge”, pas pesë sezonesh, ku ka bërë më shumë se 200 paraqitje./Shqip.com