Sport Shqiptar

RTK-ja hap procedurë disiplinore ndaj Andin Lokajt

Andin Lokaj

Radio Televizioni publik i Kosovës ka hapur procedurë disiplinore rreth deklarimeve që komentatori, Andin Lokaj ka bërë të martën pas ndeshjes që Kosova U-21 e zhvilloi ndaj Shqipërisë.

Këtë e ka konfirmuar, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, përmes një postimi në Facebook, përcjell Shqip.com.

Ai ka shkruar se “Lidhur me rastin e deklarimeve publike te komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do te veproj ne perputhje me Standardet Profesionale te RTK-se dhe  Rregullores per Pergjegjesite materiale dhe disiplinore”.

Lokaj, pasi Kosova U21 e mposhti Shqipërinë me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, nuk u kursye fare duke dhënë komente përulese për kombëtaren shqiptare.

“Paramendojeni të mos kishim fituar sonte, kundër këtyre që kur kemi luajtur ne kosovarët me top, ata në stadium vetëm ushtar të tupit trunin të Eneverit i kanë pasur në tribuna. Harrova që edhe peshqit me dylbi i kanë shikuar”, ishte shprehur Lokaj pas ndeshjes.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Cana e ka postuar një fotografi të komentatorit në fjalë – në rrjetin social Instagram, duke ironizuar me të.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "lorikcana 4h RT"
Reagimi i Lorik Canës

Lokaj është njëri nga komentatorët me më së shumti përvojë në Kosovë, ndërsa në të kaluarën ka punuar në disa mediume tjera private./Shqip.com