Rrushe Behluli – Sadiku / Sonte
Publikuar:
(14.02.2024 14:20:20)
SONTE
Sonte kur s’kam gjumë në sy
Do më ikë mëndja tek ty
Je në ëndërr apo zgjuar?
Njësoj kështu duke menduar?
Në je vetë nuk e di?
Do kesh pranë dikë aty?
S’ka gjë se me kënd do jesh
Zemrën time pranë do e kesh
S’ka gjë nëse gjoksin tuaj
Jastëk bën dikush tjetër
Kur e di se tek ty
Fle një dashuri e vjetër
PENGU I DASHURISË
I
E kur rrugës pranë kalon
S’kap guximin të të flas
Ngado ikën kur shikon
Hija ime të ndjek pas
II
Prap do t’mbetesh shumë i etur
Për një dashuri të vrarë
Që s’e prisje as s’e doje
Se do të ndodhte kjo më parë
III
Peng do t’mbetën të pa thëna
fjalët e fundit t’dashurisë
Duke pritur rrugët e fatit
Mu në pragun e vetmisë
/Shqip.com