Sport Shqiptar

“Rruki” ndan rrugët me “Intelektualët”

Perparim Islami

Përparim Islami është i larguari i radhës nga Drita.

Skuadra nga Gjilani ka pasur një afat kalimtar tejet aktiv.

Përveç afrimeve të shumë lojtarëve në radhët e veta, Drita po ashtu ka larguar edhe shumë lojtarë.

I fundit nga ta tani është Përparim Islami, me lojtarin që ka konfirmuar lajmin përmes rrjeteve të tij sociale.

“Falënderoj drejtuesit e Dritës , konkretisht udhëheqësit e klubit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin fantastik. Falënderoj shumë stafin të cilët punuam së bashku gjatë kësaj periudhe njëvjeçare sa isha pjesë e Dritës”.

“Një falënderim shkon për gjithë bashkëlojtarët e skuadrës. E falënderim kanë te gjithë qyteti i Gjilanit si dhe tifozët të cilët na kanë qëndruar gjithmonë afër dhe na kanë përkrahur”, ka shkruar Islami.

29 vjeçari kishte kontratë me skuadrën gjilanase edhe për një vit, por kontrata është mbyllur me marrëveshje të dyanshme.

Mbrojtësi i krahut të djathtë pritet të vendosë për të ardhmen gjatë ditëve të ardhshme. /Shqip.com