Sport Ndërkombëtar

Rrugëtimit të Britanisë në Davis Cup i vjen fundi, teksa Murray e Salisbury humbasin

Skuadra e Britanisë së Madhe ka dështuar të arrijnë në fazën e eliminimit direkt në Davis Cup.

Andy Murray dhe Joe Salisbury humbën përballjen e tyre vendimtare kundër Holandës në dyshe.

Në grupin D, dy skuadrat ishin të barabarta në rezultat 1:1, pasi Dan Evans fitoi në përballjen e parë në teke për GB, kurse humbja Cameron Norrie bëri që fitorja në garën në dyshe të ishte e detyrueshme.

Por Murray dhe Salisbury humbën një thriller 7-6 (7-0) 6-7 (6-8) 6-3 ndaj Wesley Koolhof dhe Matwe Middelkoop.

Fitorja i vendos holandezët dhe Shtetet e Bashkuara në fazën tjetër të nëntorit.

Skuadra e Leon Smith do të përballet me Kazakistanin të dielën, por asnjëra palë nuk mund të avancojë, ndërsa Holanda do të takohet me Shtetet e Bashkuara të shtunën për të vendosur se kush do të kalojë në ngjarjen e Malagës si fitues i grupit./Shqip.com