Lajme

Rrugët me ngrica shkak i temperaturave të ulëta, policia apelon për kujdes

Policia e Kosovës ka bërë apel te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët me ngrica.

Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga SHOFERËT që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:
· Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!
· Mbani distancën e sigurt në mes mjeteve!
· Përdorni rripin e sigurisë!
· Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!
· Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!
· Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!

/Shqip.com