Sport Ndërkombëtar

Rruga e gjatë deri te suksesi

Tyson Fury, Kampion i Botës

Meçi i zhvilluar në orët e mëngjesit të së dielës (koha jonë zonale), i dha fund dramës “Fury-Wilder”.

Një goditje e fortë me të djathtën nga Fury, bëri që Wilder të shtrihej në ring dhe ndeshja përfundoi me knonckout teknik, shkruan Shqip.com.

Por cili ishte rrugëtimi i boksierit nga Britania e Madhe deri sa u shpall Kampion i Botës?

Problemet me drogë

Tyson Fury fails drug test after positive result for benzoylecgonine
Tyson Fury

Dy vite pasi e kishte mposhtur boksierin legjendar, Vladimir Klitschko dhe ishte shpallur Kampion i Botës, ESPN raportoi se Fury kishte dështuar në një test, më saktësisht për kokainë.

Pasi këtij rasti, ai kishte thënë që arsyeja pse kishte konsumuar kokainë ishte depresioni që po kalonte. Shëndeti mendor i tij u përkeqësua pasi fitoi titujt botërorë.

Por, ai arriti që të kalonte të gjithë këto probleme edhe pse “pasojat” mbetën.

Problemet me mbipeshë dhe alkool

Tyson Fury rips off his shirt on Good Morning Britain to show stunning  weight loss ahead of Wallin fight despite eating 5,000 calories a day
Tyson Fury, kur kishte probleme me mbipeshë

Njëra nga pasojat e problemeve shëndetësore që pati ai ishte moskujdesja për trupin e tij.

Fury, nuk ngjasonte fare me një boksier, para 3 viteve, kur kishte mbi 50 kilogramë më shumë se sa ka sot.

“Unë haja shumë dhe pija shumë dhe sapo i ndërpreva ato gjëra. Pesha ime u shtua me konsumimin e tepruar të alkoolit”, kishte treguar ai, për mediat angleze në vitin 2020.

Britanezi po ashtu kishte thënë se “Para se të bëja shumë vrapime dhe punë të gjata boksi, si 12-15 raunde në jastëkë. Kur po humbisja peshën bëja gjëra më të shkurtra, shpërthyese, duke bërë më shumë stërvitje me interval”.

Pasi u shpall Kampion i Botës, Fury u shpreh shumë i lumtur për fitoren dhe në tha se kjo ditë duhet të mbetet në historinë e këtij sporti.

Knockout! Watch Tyson Fury vs Deontay Wilder 3 full fight video highlights  - MMAmania.com
Momenti kur Wilder e humbi ndeshjen

Për “Gipsy King” kjo ishte fitorja e 21-të me knockout në karrierën e tij si profesionist, ndërsa në përgjithësi ka zhvilluar 32 meçe dhe nuk e njeh humbjen ende.

Ai mund të shërbejë si shembull se si nuk duhet dorëzuar kurrë në sport edhe pse problemet gjatë rrugëtimit te suksesi mund të jenë të mëdha./Shqip.com