Lajme

“Rruga Ballkanike” e trafikut të drogës, Shqipëria dhe Kosova në qendrën e karteleve

Kur gjykatësi amerikan, Dean B. Pineles, kryesoi rigjykimin e dy meshkujve kosovarë të përfshirë në trafikimin e heroinës në Zvicër, ai mori një pasqyrë se si funksiononte në praktikë rruga ballkanike e kontrabandës së narkotikëve.

Muajin e kaluar, Balkan Insight botoi një artikull duke cituar një raport të ri të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, i cili parashtronte se lufta në Ukrainë mund të ketë zhvendosur rrugët e trafikut të drogës nga ai vend drejt të ashtuquajturës “Rruga Ballkanike”.

Raporti tha gjithashtu se flukse më të mëdha të heroinës priten në Evropën Juglindore, ndërsa janë në rrugën e tyre nga vendet burimore, si: Afganistani dhe Irani në Evropën Perëndimore.

Por sigurisht “Rruga Ballkanike”, e cila përfshin rrugë të ndryshme nëpër shumë vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, ka qenë prej kohësh një rrugë e karteleve e preferuar për transportin e drogave të paligjshme drejt Evropës Perëndimore.

/Shqip.com