Lajme Botë

Rrufeja vret 17 dasmorë në Bangladesh

Rrufe në Bangladesh

Së paku 17 persona kanë vdekur gjatë gjatë një dasme në Bangladesh, si pasojë e goditjes nga rrufeja, transmeton Shqip.com.

Në këtë fatkeqësi të përfshirë ishin edhe disa persona të tjerë, 14 prej të cilëve mbetën të lënduar, duke përfshirë edhe dhëndrin.

Gruaja e cila po martohej në këtë ditë, nuk ishte bashkë me këtë pjesë të dasmorëve në momentin kur goditi rrufeja.

Dasmorët në qytetin Shibganj po shkonin në drejtim të shtëpisë së nuses, kur hasën në një stuhi. Zyrtarët kanë thënë se ata janë goditur disa herë nga rrufeja, raporton “BBC”.

Çdo vit, qindra persona vdesin pasi goditen nga rrufeja në Azinë Jugore.

Në vitin 2016, Bangladeshi i kishte shpallur goditjet nga rrufeja si katastrofë natyrore pasi më tepër se 200 persona vdiqën vetëm brenda muajit maj nga goditjet nga rrufeja, përfshirë 82 brenda një dite. /Shqip.com