Lajme

Rrokulliset nga pakujdesia një veturë në Skenderaj, lëndohen dy persona

Ilustrim

Gjatë ditës së shtune një veturë është rrokullisur nga pakujdesia në Skenderaj, saktësisht në fshatin Llaush.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë lënduar dy persona.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij  nga pakujdesia ka dal jashtë rrugës duke u rrokullisur ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

PK ka bërë të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi./Shqip.com