Rozë

Rrogat e para ia dorëzonin nënës, Luana dhe Marina Vjollca zbulojnë arsyen

Luana dhe Marina Vjollca

Motrat Vjollca janë emrat më të njohura të ekranit.

Bëhet fjalë për Luanën dhe Marinës të cilat ka disa vite që janë pjesë e ekranit.

Motrat kanë kujtuar së fundmi fillimet e karrierës së tyre. Madje, kanë zbuluar se rrogat e para i’a kanë dhënë mamasë së tyre dhe për këtë kishin një arsye.

“Ne e dorëzonim rrogën që të dyja në shtëpi, e merrnim të dyja njëkohësisht dhe ia jepnin mamit, e cila na jepte vetëm 10 mijë lek që ne të mos ndiheshim të pavarura, ‘Që mos iu marrë koka erë’”, na thoshte mami”, u shprehën moderatoret në “Ëndërrtjerrësit”.

Sa i përket jetës private, Marina prej disa muajsh është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Marget.

Martesa  e saj me Getin është duke u zhvilluar mjaftë mirë dhe dyshja janë më të lumtur se kurrë.

Ndërsa, Luana thuhet se po vazhdon lidhjen disavjeçare me biznesmenin Krenar Cocaj./SHQIP.com