Teknologji

Rrjeti i njohur social, zbulon dy veçori të reja për përdoruesit

WhatsApp ka lëshuar dy veçori të reja për përdoruesit

E para është vendosur të quhet Kanalet.

Kjo do t’u mundësoj përdoruesve të ndajnë përditësimet me ndjekësit e tyre.

Kanalet përshkruhen nga kompania mëmë e WhatsApp-it – Meta, si një “mënyrë e besueshme dhe private për të marrë përditësime të rëndësishme nga individë dhe organizata”.

Funksioni i ri do të jetë i aksesueshëm përmes një skede të dedikuar që do të quhet Përditësimet dhe administratorët e kanalit do të jenë në gjendje të ndajnë mesazhe, foto, video, ngjitësa dhe sondazhe me ndjekësit e tyre.

Shembujt e dhënë nga WhatsApp, përfshijnë ekipet sportive që ndajnë përditësime për lojërat dhe lojtarët, marrjen e lajmeve nga zyrtarët lokalë, përditësimet nga krijuesit tuaj të preferuar dhe grupet e faqeve të ndryshme.

Përdoruesit mund të kërkojnë për organizatat e tyre të preferuara, ekipet sportive dhe më shumë me kutinë e kërkimit në WhatsApp.

Historia e kanalit do të ruhet jo më shumë se 30 ditë dhe administratorët, do t’i fshehin numrat e telefonit dhe fotot e profilit nga ndjekësit për arsye sigurie.

Administratorët e kanalit do të kenë gjithashtu aftësinë për të bllokuar përcjelljen e postimeve dhe pamjet e ekranit.

Vlen të përmendet se Kanalet nuk do të shfaqin enkriptim, megjithëse WhatsApp po eksploron duke sjellë një audiencë të kufizuar përmes kanaleve të enkriptimit për të gjitha postimet.

Kanalet janë ende në zhvillim dhe do të lansohen në WhatsApp beta për Android, iOS dhe desktop.

Kompania ka zgjedhur që debutimin ta nis me organizata të zgjedhura në Kolumbi dhe Singapor, përpara një prezantimi më të gjerë në muajt e ardhshëm.

Në lajmet përkatëse, WhatsApp njoftoi gjithashtu një veçori të re në aplikacion, i cili më në fund do të sjellë opsionin për të dërguar foto me definicion të lartë në pajisjet Android dhe iOS.

Funksioni aktualisht është testuar nga një grup i vogël përdoruesish beta të WhatsApp dhe do të përdorë një algoritëm të ngjeshjes së lehtë për të ruajtur sa më shumë cilësinë e tyre.

Përdoruesit mund të zgjedhin midis cilësisë standarde dhe cilësisë HD kur dërgojnë një foto në bisedat e tyre, në vend të opsioneve aktuale automatike, cilësisë më të mirë dhe kursimit të të dhënave.

/Shqip.com