Lajme

Rrjedhje gazi në një fabrikë në Durrës, evakuohen banorët

Sot gjatë ditës së sotme është raportuar për rrjedhje gazi nga një cisternë në një fabrikë në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Siç ka raportuar Aabcneës.al, policia ka bërë evakuimin e disa banorëve në këtë zonë.

Mësohet se fabrika e cila ka pasur defekte me rrjedhjen e gazit është kompania “Elka”.

Në vendin e ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit ndërsa raportohet se banorët e zonës janë në panik për rrezik të mundshëm nga rrjedhjet pasi kjo fabrikë edhe në të kaluarën ka pasur probleme.

Ndërsa punonjësit e fabrikës po vazhdojnë aktivitetin e punës, me ekspertët e thirrur nga kompania që po punojnë për të rregulluar defektin.

/Shqip.com