Teknologji

Rrjedhin informacionet për OnePlus 12R, një muaj para prezantimit

Një muaj para prezantimit të serisë së 12-të të telefonit OnePlus, tashmë janë zbuluar detajet e modelit 12R.

OnePlus 12R thuhet se është i pajisur me një ekran të lakuar 6.78 inç LTPO 4.0 OLED me një shkallë rifreskimi adaptive 1-120Hz dhe mbrojtje Gorilla Glass Victus 2.

Pajisja do të ketw çipin kryesor Snapdragon 8 Gen 2 me 16GB RAM LPDDR5X dhe 256GB hapësirë ​​ruajtëse UFS 4.0.

Rrjedhja e re zbulon gjithashtu një kamerë kryesore 50 MP duke përdorur një sensor IMX890 së bashku me një lente 8MP ultra të gjerë dhe një lente makro 2MP.

Telefoni gjithashtu pritet të ketë një bateri 5,500 mAh me karikim të shpejtë 100 W.

OnePlus 12R do të vijë në ngjyrat Iron Grey dhe Cool Blue dhe pritet të lançohet më 4 janar në Kinë, ndërsa debutimi i tij ndërkombëtar do të përkojë me lansimin global të OnePlus 12, i cili është planifikuar për 23 janar.

/Shqip.com