Lajme

Rritje enorme e pacientëve të shtirë në klinikat COVID dhe spitale

Foto e ilustruar

Kosova është duke u përballur më një valë të re të Covid-19, pas rritjes së numrit të rasteve të reja të infektuar më këtë virus.

Kjo rritje e numrit të pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme është e madhe, krahasuar me numrin e tyre në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit.

Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka bërë të ditur se tashmë janë 757 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, ndërsa më 31 korrik ishin 89 pacientë dhe më 1 gusht,  102.

“757 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 653 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 610 me oksigjeno-terapi, 26 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,  278 pacientë janë të  shtrirë, 249 prej tyre Covid-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi./SHQIP.com