Ekonomi

Rritja e çmimit të tatimit në pronë, reagon Komuna e Prishtinës

Prishtina

Ditëve të fundit është raportuar për rritjen e çmimit të tatimit në pronë. Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Komunës së Prishtinës.

Në njoftimin e Komunës thuhet se kjo rritje nuk duhet ti atribuohet komunës por Ministrisë së Financave.

Të nderuar qytetarë të kryeqytetit, gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë, e cila i është atribuuar Komunës së Prishtinës. E kuptojmë plotësisht shqetësimin tuaj, por me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve rreth këtij procesi, ju informojmë se bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

Shqip.com ka nisur pyetje në drejtim të Ministrisë së Financave lidhur me këtë çështje por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

/Shqip.com