Lajme

Rritja e Tatimit në Pronë përplas ministrin Murati dhe deputetin Hoti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka raportuar sot para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është shprehur se vendimi për rritjen e Tatimit në Pronë është keqpërdorur nga disa komuna.

Sipas tij reagimet e ardhura kanë qenë politike, me motive për të dëmtuar Qeverinë e Kosovës dhe se vendimi është marrë në kohën e Isa Mustafës.

Faturat që janë lëshuara për disa qytetarë, kanë rezultuar të jenë më të larta se vitin e kalaur. Dy arsyet kryesore janë të koduara në vitin 2018. Fillimisht ishte formuar në Qeverinë Mustafa. Në fillim ka qenë vetëm banesa dhe më këtë ligj ka hyrë edhe toka dhe ligji e ka parë që vitin e 5-të, tatimi të jetë edhe për toka. 100 për qind e vlerës të tatimohet toka. Arsye e dytë ka të bëjë më rivlerësime pronës që bëhet dy deri në tri vite”, tha Murati.

Shefi i financave në Qeverinë e Kosovës ka thënë se vetëm tri komuna e kanë shprehur publikisht pakënaqësinë e tyre rreth këtij vendimi.

Me konstatimin e tij nuk është pajtuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili është shprehur i shqetësuar se qytetarët janë informuar me vonesë për rritjen e faturave të tatimit në pronë.

Shqetësim që një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë dyfish faturën e tatimit ne pronë. Ajo çka më shqetëson mua është mënyra se si jeni duke menaxhuar këtë proces. Fakti që njerëzit u informuan para tre ditësh dhe gjithashtu në buxhet nuk është fare e reflektuar hyrja e të rriturave të komunave. Ti se ke pas idenë qe në janar kanë me ju dyfishu faturat”, ka thënë Hoti.

Tutje, ai ka deklarur se është dashur të ketë fushatë vetëdijësuese muaj më parë, ndërsa kërkoi menaxhim të situates së krijuar.

/Shqip.com