Lajme

Rritja e rasteve me Covid, Vitia mban sot konferencë për media

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet të mbajë konferencë për media duke filluar nga ora 19:30.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, do të mbaj konferencë për media lidhur me situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19. Konferenca mbahet sonte, më 17 gusht 2021, në ora 19:30 në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, gjatë ditës Vitia ka ftuar  për takim krerët e institucioneve shëndetësore, për të diskutuar për masat e reja.

“Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti -COVID-19”, thuhet në njoftim.

Qeveria javë më parë ashpërsoi masat anti-COVID, ku u rikthyen maskat nëpër institucione dhe hyrja në dasma e klube të natës nga data 20 gusht do të bëhet vetëm me dëshmi për vaksinim ose testin COVID-19.

Qeveria e Kosovës nuk ka përjashtuar mundësinë që masat të ashpërsohen edhe më tutje.

Të martën u regjistruan plotë 1 mijë e 765 infeksione të reja./SHQIP.com