Lajme

Rritja e rasteve me COVID-19, nesër mblidhen drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme

Klinika Infektive, QKUK.

Rritja e rasteve positive me Coronavirus ka bërë që drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi të ftojë në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme.

Gjatë ditës, Krasniqi mbajti takim me Komitetin e ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit, në takim është analizuar situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi

”ShSKUK është dëshmuar tashmë me menaxhimin e pandemisë dhe siguron qytetarët e vendit se do të mobilizojë të gjitha resurset në dispozicion për tē përballuar çdo valë të mundshme. Kapacitetet infrastruktuore, paisjet mjekësore, furnizimet me barna dhe material mbrojtës pë personelin shëndetësorë, janë disa nga temat e diskutuara në takim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar.

Në takim u konstatuar mungesa në disa fusha spcialistike, si anesteziologë, infektologë, pulmologë, e në mënyrë të veçantë nevoja për anagzhim urgjent të stafit shtesë infermieror./Shqip.com