Lajme

Rritja e rasteve me COVID-19, mbyllen tri çerdhe në kryeqytet

Institucion parafillor

Rritja e numrit me të infektuar me Coronavirus ka bërë që të mbyllen edhe tri institucione parashkollore në Prishtinë.

Njëra ndër to është edhe çerdhja “Dielli” në Bregun e Diellit, përcjell Shqip.com.

Drejtoresha e këtij institucioni, Lumturie Gashi tha se të infektuar janë nga stafi si dhe fëmijë.

“Tri edukatore kanë rezultuar pozitive dhe janë 11 fëmijë të infektuar”, u shpreh Gashi për transmetuesin publik.

Ilustrim

Nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinë kanë konfirmuar për Shqip.com, se të mbyllura janë edhe institucionet parashkollore “Xixëllonja”, “Gëzimi ynë” dhe “Buzëqeshja”.

Po ashtu të mbyllura janë edhe 25 institucione edukativo-arsimore dhe aftësuese të cilat kanë kaluar në skenarin C apo mësim online.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK nëse 5% e rasteve konfirmohen pozitiv atëherë ato klasa apo institucione parashkollore duhet të mbyllen./Shqip.com